E B G G R O U P

Loading

Partnerët

EBG GROUP Partnerët
Brand One
Brand Two
Brand Five
Brand Three
Brand Four
Partnerët tanë

Partneritete të besueshme që garantojnë standarte dhe rezultate suksesi.

EBG Group

EBG GROUP është një kompani e themeluar në vitin 2011, e specializuar në ndërtim, zhvillim turistik, hoteleri dhe investime në pasuri të paluajtshme. Kompania operon në projekte civile, industriale dhe infrastrukturore, duke ofruar gjithashtu shërbime projektimi, rikonstruksioni dhe menaxhimi. Përmes kompanisë në pronësi T&M Construction, EBG GROUP synon zhvillimin e projekteve moderne dhe të qëndrueshme në Shqipëri.

Lion Construction është e njohur për projektet e Lion Residence, një ndërthurje modern mes qytetit dhe harmonisë së gjelbër. Objekti i kompanisë është ndërtimi rezidencial, administrimi dhe zhvillimi i pronës. Me një përvojë dhjetë vjeçare ofrojmë shërbime të konsoliduara, në kohë dhe me efikasitet të lartë.

Lion Residence 1
Lion Residence 3

Golden Key e themeluar në vitin 2021 zhvillon projekte civile, insfrastrukturore dhe turistike. Golden Key investon në projekte me potencial të lartë të cilat mund të kthejnë investimin në kohë të shkurtër falë vendndodhjeve strategjike.

Top Realty Albania ofron ndërmjetësim dhe marketing premium në fushën e pasurive të paluajtshme. E themeluar në vitin 2020 nga profesionistë me përvojë prej dy dekadash duke krijuar një portofol të gjerë të klientëve të kënaqur për administrimin e pronave, promovimin digjital dhe shitjen e tyre. 

T&M CONSTRUCTION ofron projektim dhe ndërtime moderne me standarde të larta duke ofruar siguri dhe funksionalitet. Kompania operon në projektim, ndërtim, rikonstruksion dhe zhvillim të projekteve civile, industriale dhe turistike. T&M Construction synon të ofrojë standarde të larta në realizimin dhe menaxhimin e investimeve moderne në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme

EA-SHPK është një kompani e angazhuar në zhvillimin e aktiviteteve tregtare dhe investimeve në sektorë të ndryshëm. Kompania synon të ofrojë shërbime profesionale dhe zgjidhje inovative, duke u fokusuar në cilësi, efikasitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.

GREEN – AL CONSTRUCTION ndërton dhe administron projekte elitare rezidenciale dhe turistike. E përbërë nga profesionistë me përvojë të gjatë e të besueshëm në industrinë e ndërtimit GREEN – AL CONSTRUCTION ofron gjithashtu edhe konsulencë në këtë fushë.

URBALB CONSTRUCTION ndërton dhe zhvillon objekte civile, industrial dhe turistike. URBALB CONSTRUCTION gjithashtu menaxhon projektet dhe investimet në pasuri të paluajtshme si edhe ofron konsulencë biznesi dhe shërbime turistike.

DAY DREAM është simboli i hotelerisë premium dhe mikpritjes së mire. Hotelet tona, restorante, bare dhe spa kanë ofruar shërbime tek mijëra klientë të kënaqur.  

SEASIDE CONSTRUCTION operon në fushën e ndërtimit duke zhvilluar projekte rezidenciale, turistike dhe infrastrukturore. Ka ofruar shërbime projektimi dhe ka në fokus kryesor zhvillimin e zonave modern dhe funksionale urbane e bregdetare.

Ante Group – e themeluar prej 1996 zbaton punime të specializuara në ndërtim, infrastructure, projektim dhe shërbime inxhinierie prej 30 ditesh. Gjatë jetës së Ante Group janë kryer me sukses qindra projekte civile, industrial, teknike, dhe energjetike. Profesionistët tanë ofrojnë gjithashtu edhe konsulencë teknike, studime urbane dhe zgjidhje mjedisore.

Padam Boutique Hotel

PADAM BOUTIQUE HOTEL një vile klasike shqiptare në qendër të Tiranës e kombinuar me arkitekturë të stilit viktorian dhe vintage me ndërthurje të forta modern qëndron si një shkëputje nga realiteti i jetës së shpejtë të kryeqytetit por duke qenë vetëm tre minuta larg çdo shërbimi. Padam boutique Hotel ofron shërbime luksi me shije të rafinuar. Tavane të larta, mobilim luksoz, muzikë e mire, shërbim a la carte dhe vizitorë që nuk duan të largohen.

Padam by Pireu

PADAM BY PIREU RESTORANT me një kuzhinë të madhe ofron larmi pjatash jo vetëm për vizitorët e hotelit por edhe për adhuruesit e gastronomisë. Me dhjetra pjata tradicionale me tone moderne ju presin për të provuar shijen e vërtetë të kuzhinës a la carte.

by Padam

PADAM-RITUAL BAR është një ambient social dhe argëtues i konceptuar për të sjellë eksperienca të veçanta në një atmosferë elegante dhe energjike. Me fokus te koktejet, muzika dhe përjetimet unike, Ritual Bar krijon një destinacion tërheqës për jetë nate dhe momente sociale.